Gasperini i falet Hermosos e Dovbyk, Roma mposht Parmën në kampionat
Gjithcka nis nga Lionel Messi, por këtë radhë nuk bëhet fjalë për një gol apo assist. Kur shkoi në Argjentinë për ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026, kapiteni i skuadrës Albiceleste tërhoqi vëmendjen për një aksesor, një çantë Cargo Hac Birkin e kompanisë Hermes e krijuar në 2020 dhe e menduar për një publik mashkullor.
Pas Messit, ishte Leandro Paredes që mori një çantë të tillë të pasuruar me një mbajtëse celësash. Pas kësaj canta Birkin është bërë më ikonikja në botë. Ajo që për dekada ka përfaqësuar luksin femëror sot është shndërruar në një lloj trofeu stili për kampionët e futbollit. Duke iu afruar gjithnjë e më shumë modës, futbolli tani përfaqëson një pasarelë globale; lojtarët që sjellin tendenca me një foto të thjeshtë jashtë dhomave të zhveshjes.
Nuk mund të mungonte në këtë tendencë, David Beckham, pionieri i elegancës futbollistike. Në Javën e Modës në Paris në muajin mars edhe pronari I Inter Miamit u shfaq me një cantë Birkin në dorë duke konfirmuar lidhhjen mes futbollit dhe modës së lartë. Por moda nuk është cëshje e vetëm pak personave, mbrojtësi I Liverpool, Virgil Van Dijk shkoi në grumbullim me një cantë Birkin gri dhe të sofistikuar. E njëjta skenë edhe për Mac Allister dhe Eduardo camavinga, edhe për të një model I personalizuar. Pastaj është edhe Erling Haaland, njeriu u rekordeve. Nga një gol në tjetrin, norvegjezi është parë me një cantë Birkin me ngjyrë të gjelbër ushtarake e kombinuar me një look britanik gjatë një dite golfi
Top Channel