Luciano Spalletti e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në pankinën e Juventusit. Zonja e Vjetër arriti të marrë 3 pikët në transfertë ndaj Cremoneses me rezultatin 2-1 duke regjistruar fitoren e dytë radhazi, ndërkohë që Cremonese pësoi humbjen e parë në shtëpi.

Bardhezinjve iu mjaftuan vetëm 85 sekonda lojë për të marrë avantazhin me Kostic që shënoi nga shumë pranë portës. Cremonese e kishte të vështirë të riorganizohej dhe Juventus ishte i qetë pa kaluar rreziqe të mëdha dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin në favor të Juventusit.

Në pjesën e dytë, skuadra torineze arriti të gjejë një gol tjetër, në minutën e 68, pikërisht me Cambiaso duke e çuar rezultatin në 2-0. Në çastet e fundit të sfidës, Vardy shënoi një tjetër gol me fanelën e Cremoneses, duke shkurtuar diferencën në 2-1, por ishte tepër vonë. Juventusi mori 3 pikët e radhës në Serinë A, të parat për Spallettin si trajner i bardhezinjve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta