Klubi i yjeve të Hollywoodit drejt mrekullisë së radhës në futbollin anglez?

01/11/2025 13:55

Wrexham është një skuadër që në vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen. Klubi anglez është blerë nga yjet e Hollywood, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney dhe që në sezonin 2022/23 ishte pjesë e kategorisë së pestë në futbollin anglez, tani po përjeton një realitet të ri.

Deri tani Wrexham ka bërë mrekullitë njëra pas tjetrës teksa nga National League është ngjitur në Championship pas dy ngjitjeve të njëpasnjëshme  nga League 2 dhe League 1. Tani objektivi është ngjitja në Premier League, një mrekulli që duket mëse e mundur për t’u realizuar. Këtë të premte, stadiumin e tij Racecourse Ground, Wrexham dhuroi një festë futbolli teksa i shkaktoi humbjen e parë liderit të pathyer deri në atë moment, Coventry të Frank Lampard me rezultatin 3-2.

Ishte një fitore me përmbuysje në rezultat i Wrexham falë tregolëshit të Kieffer Moore që ktheu avantazhin e përkohshëm 0-1 te Coventry pas golit të Ephron Mason-Clark.  Ky sukses ndaj Coventry rrit më shumë opsionet e Wrexham për t’u kualifikuar të paktën për në playoffin për ngjitjen në Premier League. Është vetëm 2 pikë larg dhe askush në Angli nuk mund të thotë se skuadra e yjeve të Hollywoodit nuk do të luftojnë për t’u ngjitur në elitën e futbollit anglez. Ëndrra e mrekullueshem e hollivudianëve të Wrexham vazhdon…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta