Spalletti pas fitores së parë: Besoj tek ky ekip, por ka lojtarë që e vuajnë presionin e emrit të madh që ka
Atletico Madrid feston në javën e 11 të Ligës Spanjolle. Los Colchoneros mposhtën Sevillan me rezultatin 3-0 duke shënuar fitoren e tretë radhazi e duke vijuar me ngjitjen e shkallëve të klasifikimit.
Në sfidën e zhvilluar në Metropolitano, Atletico Madrid e pati rastin e vërtetë për gol në minutën e 37 me Nico Gonzales i cili u ndal nga shtylla, ndërsa në krahun tjetër, ishte Ruben Vargas ai që tentoi të trembë Oblak me një gjuajtje që përfundoi pak mbi tramversën e portës së mbrojtur nga slloveni.
Ndërsa në minutën e 63 Atletico Madrid pas ndërhyrjes së sistemit VAR fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua nga Julian Alvarez që nuk gaboi por e dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar kështu rezultatin në 1-0. Për argjentinasin që kthehet te goli pas një mungese 1 mujore, ky ishte goli i tij i 7 në këtë sezon në La Liga.
Në minutën e 77, Atletico Madrid shënoi edhe golin e dytë me Thiago Almada, ndërsa në të 90, Antoine Griezmann fiksoi fitoren 3-0 për Atletico Madrid që me këtë sukses shkon në 22 pikë, duke barazuar Barcelonën që të dielën do të luajë ndaj Elches. Në ndeshjen tjetër të kësaj të shtune në La Liga, Villarreal shkatërroi Rayo Vallecanon e Ivan Balliut me rezultatin 4-0
Top Channel