Gasperini i falet Hermosos e Dovbyk, Roma mposht Parmën në kampionat
Është tashmë tmerri i portierëve të Premier League dhe të gjithë Evropës, tani Erling Haaland vendosi të drithërojë njerëzit edhe jashtë fushës së lojës duke festuar Halloween në mënyrën më dinjitoze.
Sulmuesi norvegjez postoi në rrjetet sociale një video ku ai shfaqet në një dyqan dhe rrugë i veshur me maskën e Joker bashkë me reagimet argëtuese të atyre që nuk e njohën.
Në një video tjetër shihet portreti i tij në një kuadër pikture që del nga kornizat duke u transformuar në një monstër gjakpirës dhe e gjithë kjo e shoqëruar me shkrimin: ‘E njëjta traditë, çdo vit. Gëzuar #Haalandween’.
Ndërkaq vetëm pak ditë më parë sulmuesi norvegjez u bë object polemikash teksa në kanalin e tij në Youtube u shfaq duke konsumuar qumësht të papasterizuar edhe pse shitja e tij është e ligjshme. Food Standards Agency (FSA) kishte reaguar duke paralajmëruar se qumështi i papasterizuar mund të përmbajë bakterie të dëmshme që mund të shkaktojnë helmim ushqimi duke kritikuar në këtë mënyrë zgjedhjen e Haaland që mund të nxisë të tjerët që ta imitojnë
Top Channel