“I huaji” i Kamysë në Tiranë, kryevepra e autorit francez teatralizohet në Teatrin Eksperimental
18/12 13:11
Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave.
Fshati malor i Elbasanit e ka përqendruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.
Por së fundmi fermerët po përballen me mungesën e punëtorëve teksa të rinjtë janë larguar.
Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë.
Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.
Problem mbetet gjithashtu infrastruktura rrugore mes fshatrave malorë.
Top Channel