Balotelli merr hak, sulmon Vieiran pas largimit të tij nga Genoa: Karma është e keqe…
Roma është skuadra e tij e zemrës, me Milanin fitoi titullin. Alessandro Florenzi që tashmë është tërhequr nga futbolli bën një rrëfim të gjatë teksa flet për shumë tema të futbollit pikërisht në prag të sfidës mes Romës dhe Milanit…
Dy kujtime të Florenzit, nga një me secilën fanelë…
‘Me fanelën e Romës, është padysim debutimi në 2011, hyra në vend të Tottit në ndeshjen kunër Sampdorias. Por edhe çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës, një ndeshje si ajo s’e kisha përjetuar kurrë; për stadiumin, për faktin që ishim perfektë, për ndeshjen që zhvilluam. Me fanelën e Milanit nuk kam asnjë dyshim, pasditja e ndeshjes me Sassuolon, ajo e titullit kampion, një trofe që më mungonte dhe një kënaqësi e madhe pas një viti të jashtëzakonshëm
Milan-Roma, kush ka më shumë në lojë?
‘Milani, sepse ka si objektiv të kthehet në Ligën e Kampioneve, por mund të synojë dicka më shumë. Roma shkon si kryesuese, luan mirë dhe shifrat janë në anën e saj’.
Meqë ra fjala, e prisje një Romë të tillë?
‘Gjithnjë kam menduar se Roma ka pasur skuadër të fortë, por në nëj farë mënyre ta shohësh atë në krye eshtë një surprizë. Nuk është e lehtë të përvetësosh lojën dhe nivelin e përgatitjes fizike që imponon Gasperini kaq shpejt dhe kjo më bën të mendoj se ka vend për përmirësim. Do të na duhet të shohim se ku do të jetë në mars për të kuptuar se për cfarë do të mund të luajë’.
E njëjta gjë për Milanin, e prisje kështu?
‘E vërteta? Ishte me të vërtetë e vështirë të bëje më keq se sezonin e kaluar, në cdo aspekt. Fakti që ka vetëm një kompeticion për të zhvilluar dhe që ka marrë një trajner kaq të zotin dhe ekspert ndihmon. Për më teper Milan ka bërë një merkato të mirë kanë ardhur futbollistë të fortë dhe ekspertë, sidomos Modric. Por edhe baza ishte sepse vitin e kaluar skuadra ishte e vlefshme. Pastaj ka sezone ku ndodh gjithcka dhe rezultatet nuk janë në anën tënde’
Në garën për titull I vendos të dyja skuadrat? Na thuaj renditjen tënde
‘Inter e Napoli janë favoritet në mënyrë të barabartë, por kujdes se gara është e hapur. Klasifikimi duhet parë në pranverë, nëse Roma mbetet në vendete para mund ta thotë fjalën e saj, Milan ka vetëm një kompeticion kështu që e sigurt që do të jetë në ato pozicione. Të mos harrojmë as Juventus që për mendimin tim do të përfitojë nga ndryshimi i trajnerit
Por ka nga ata që thonë se të mosluajturit kompeticionet evropiane ka efektin e kundërt, shton tensionin…
‘Jo. E kam përjetuar vetë, nuk jam dakord. Për mendimin tim titullin me Milanin e fituam se u eliminuam në Ligën e Kampioneve dhe kështu ia dolëm të punonim mirë në aspektin fizik. Dhe sot të luash një ndeshje duke qenë gati atletikisht, bën diferencën’.
Milani dhe Roma kanë të njëjtin problem; atë të qendërsulmuesit
‘Në bazë, gjithnjë është një problem I besimit. Eksperienca ime thotë se kur nuk ka besim, gjithcka shkon drejt vetësabotimit. Pastaj ka raste të ndryshme; qendërsulmuesi i Milanit quhet Santi Gimenez, ai shkon para portës, ka shumë raste dhe i mungon shumë pak për t’u zhbllokuar. Kurse te Roma nuk dihet kush është qendërsulmuesi dhe është pak i njëjti problem që ka edhe Juventus. Nuk është një rol banal, është si portieri, duhet të dish kush është titular. Mungesa e sigurisë mund të ndikojë në sezonin e një futbollisti’.
Te Roma ambienti ushtron presion; vlerë e shtuar apo peshë mbi supe?
‘Të mos bëjmë shaka, është një vlerë e shtuar. Ndjej drithërima teksa e them; imagjinoni si do të ishte Olimpico pa pistën e atletikës, do të humbiste 6-7 pikë më shumë’
Ju keni luajtur me futbollistë të mëdhenj, na shpjegoni pak një Modric kështu në moshën 40 vjecare?
‘E bën diferencën me mendjen e tij, me mënyrën sesi e sheh futbollin e sidomos me mënyrën si e ka jetuar. Modric është si Totti, Maldini apo Zanetti; shiko se si janë kujdesur për veten gjatë viteve në nivel ushqimor, përgatitor, konstancë. Modric nuk është ai që është sepse e nisi dietën vitin e kaluar, është rrugëtimi ai që ka rëndësi’
Na e shpjegon edhe Leaon? Kur do të shfaqë kampionin që ka brenda vetes?
‘Rafa ka një stil të tijin, ka nevojë për një besim shumë të madh, hapin tjetër do ta bëjë kur të kuptojë sa i fortë është dhe nuk është rastësi që këtë hap poi a kërkojnë të gjithë, sepse të gjithë mendojnë se është aty për t’u bërë kampion, përndryshe nuk do ia kërkonin.Uroj ta bëjë këtë hap sa më shpejt sepse e meriton dhe sepse I dua të mirën’
Gabbia, Bartesaghi, Pisilli, Pellegrini… si është të luash me skuadrën ku je formuar?
‘Janë 4 djem specialë për mua. Pellegrini është miku im, Pisillin e kam parë të rritet, Matteo e Davide besoj se kanë dhënë dicka sepse te Milani ata ishin të rinjtë dhe unë i vjetri. Të luash për skuadrën ‘tënde’ mund të japë më shumë, pork a detyrime dhe ndere. Ke më shumë presion nga të tjerët, por nëse di ta menaxhosh atëherë kjo mund të bëhet benzinë dhe mund të fluturosh vërtet’
Camarda shënoi golin e tij të parë në Serie A dha ta ka dedikuar pikërisht ty.
‘Një djalë që e mban fjalën. Vitin e kaluar e ngacmoja shpesh sepse tek ai shikoja dicka, një djalë me një uri të pabesueshme. I thoja gjithmonë: ‘për këtë që pot ë jap, golin tënd të parë në Serie A do ma dedikosh mua’. Sigurisht që ishte një shaka, mua më mjafton një ‘faleminderit për këshillat’ sic më thonë shumë të rinj. Por ai dedikim më dha shumë kënaqësi’. I shkruajta pas penalltisë së gabuar ndaj Napolit: ‘Dije se unë do të jem që do të ndihem kur gjërat shkojnë keq. Kur bën golin e parë në Serie A të gjithë janë të mirë’
E sheh vërdallë një tjetër Florenzi?
‘Jo, nuk e shoh, Ndoshta është, por nuk më është shfaqur para syve. Kjo jo sepse nuk është dikush më i fortë se une, por unë flas për një lojtar me karakteristikat e mia’
Top Channel