Gasperini i falet Hermosos e Dovbyk, Roma mposht Parmën në kampionat
Fiorentina ndan rrugët me Drejtorin Sportiv të saj, Daniele Prade. Klubi toskan doli me një komunikatë për shtyp ku konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit në mënyrë konsensuale mes të dyja palëve
‘Klubi me në krye presidentin Rocco Commisso dhe bashkëshorten e tij, Catherinë dhe Drejtorin e Përgjithshëm Alessandro Ferrari, falenderojnë Prade për vitet e kaluara së bashku me pasion dhe profesionalizëm-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e Fiorentinës-Danieles i urojmë më te mirën për të ardhmen’
Ndërkaq klima është e tensionuar rreth Fiorentinës dhe gjatë natës të së premtes në disa zona të qytetit të Firenzes u shfaqën disa parrulla kundër klubit, trajnerit dhe futbollistëve. ‘Durimi u sos, koha po mbaron’, ‘Jeni turpi I këtij qyteti’. ‘Ky qytet nuk mund të tolerojë më, skuadra dhe klubi duhet të zgjohen’-lexohet te disa prej parrullave të shfaqura, një protestë kjo që prek edhe presidentin Commisso.
Ndërsa trajneri Pioli nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet.
‘A kam menduar të jap dorëheqjen? Jo. Nuk më bëhet vonë për të ardhmen time, nuk më intereson se cfarë do të ndodhë-është shprehur trajneri I Fiorentinës pas humbjes në mesjavë ndaj Interit-ndaj Lecces vlen vetëm rezultatin dhe nëse fitojmë do të ndodhë dicka pozitive’.
Top Channel