11 të vrarë nga kundërpërgjigja e Ukrainës ndaj Rusisë, Zelensky: Situata është sfiduese
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit.
Ngjarja dyshohet të jetë rezultat i një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh janë në konflikt të hapur.
Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, përleshja vazhdon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë përdorur mbi 2,000 plumba. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë.
Banorët e zonës, po ndihmojnë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spitale.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes familjeve ka nisur para një viti. Përleshja besohet të jetë hakmarrje për një shpërthim të ndodhur në një godinë në ndërtim.
Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.
Top Channel