Kompeticionet e UEFA, ‘Allianz Stadium’ në garë për finalet e Europa e Conference League 2028 e 2029
Klubi Aston Villa dhe Policia e West Midlands janë përballur me kritika të forta pas vendimit për të ndaluar pjesëmarrjen e tifozëve të Maccabi Tel Aviv në ndeshjen e së enjtes në Europa League, që do të zhvillohet në “Villa Park”.
Ndeshja është cilësuar si një “rrezik i lartë” nga autoritetet, të cilat këshilluan klubin anglez të mos lejojë praninë e tifozëve izraelitë, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe mundësisë për protesta apo incidente me motive antisemitike.
Vendimi ka shkaktuar një reagim të gjerë ndërkombëtar nga tifozë dhe përfaqësues të komunitetit hebre, të cilët e kanë quajtur këtë një akt përjashtues. Edhe kryeministri britanik Keir Starmer reagoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar “një vendim të gabuar”.
Sipas raportimeve të The Times, Bordi i Deputetëve të Hebrenjve të Britanisë kishte paraqitur një propozim kompromisi rreth dhjetë ditë më parë, për të lejuar shpërndarjen e rreth 500 biletave në sektorin e tifozëve mysafirë për hebrenj britanikë që do të mbështesnin Maccabi Tel Aviv.
Megjithatë, propozimi nuk është marrë parasysh nga Aston Villa dhe autoritetet përkatëse. Përfaqësuesit e Bordit shprehen se klubi nuk ka treguar vullnet për dialog dhe ka humbur kohën e nevojshme për ta bërë zgjidhjen të mundshme.
Ky vendim mbetet një çështje e ndjeshme në Britani, në një periudhë kur tensionet rreth çështjeve ndërkombëtare janë rritur edhe në sferën sportive.
Top Channel