“Eposi shqiptar”, interpretimi i ri në skenë i “Lahutës së Malcisë” së At Gjergj Fishtës

01/11/2025 12:47

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u ngjit në skenë shfaqja “Eposi Shqiptar”, një interpretim i ri i “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës.

Përmes një gërshetimi mjeshtëror të aktrimit, muzikës tradicionale dhe skenografisë simbolike, publiku përjetoi një mënyrë të re e të ndjerë për të njohur kryeveprën e poetit kombëtar.

Dramatizimi dhe regjia nga Kol Kunora, ndërsa të rinjtë nga Lezha sollën aktrimin e tyre përmes kësaj vepre të madhe. Tingujt e lahutës u përcollën me mjeshtëri nga Pretash Nilaj, i shpallur “Mjeshtër i Madh”, duke sjellë në sallë frymën autentike të epikës shqiptare.

Sipas regjisorit Kunora, kjo shfaqje është vetëm hapi i parë i një cikli artistik që do të sjellë “Lahutën e Malcis” në forma të reja interpretimi, duke e afruar edhe më shumë me publikun e sotëm.

Edhe për aktorët, përballja me gjuhën, emocionin dhe dimensionin filozofik të veprës ishte një sfidë e bukur që kërkonte përkushtim dhe ndjeshmëri.

Ky projekt kulturor, pjesë e Tetorit Fishtjan, synon të ruajë e përcjellë trashëgiminë e At Fishtës në një formë bashkëkohore, që e bën artin e tij të gjallë në skenën e sotme.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta