Tragjike në Kupën e Gjermanisë, tifozi ndërron jetë pas problemeve shëndetësore që pësoi në tribunë
Bayern nuk di të ndalet në këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany njeh vetëm fitore në këtë fazë të parë të sezonit duke e cuar serinë e tyre në 15 në po kaq ndeshje në të gjitha kompeticionet duke thelluar rekordin e saj.
Skuadra e fundit që u bë viktimë e kampionëve të Gjermanisë ishte Bayer Leverkusen me Bayernin që iu imponua në Allianz Arena duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0. Bayernit i mjaftuan vetëm 45 minutat e para për të futur në kasafortë 3 pikët e radhës. Në minutën e 25 Gnabry zhbllokoi rezultatin për Bayernin e Mynihut që mori avantazhin 1-0. Pas vetëm 6 minutash lojë bavarezët dyfishuan rezultatin në 2-0 me golin e Nicolas Jackson, ndërkohë që pak minuta para mbylljes së pjesës së parë rezultati shkoi në 3-0 për Bayernin e Mynihut pas autogolit të Bade që në tentativë për të devijuar një gjuajtje të Guerreiros e dërgoi topin në portën e skuadrës së tij. Bayer Leverkusen ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe ndeshja u mbyll 3-0 për Bayernin që është në krye të renditjes me pikë të plota 27, 5 më shumë se Leipzigu i vendit të dytë.
Ky i fundit mposhto Stuttgartin me rezultatin 3-1 dhe për momentin është skuadra që ndjek më nga afër Bayernin e Mynihut. Në pjesën e parë, skuadra mike u duk sikur kishte diçka më shumë por pak para fundit të pjesës së parë, Leipzig zhbllokoi rezultatin falë autogolit të Chabot. Në pjesën e dytë, Leipzig përfitoi nga momenti jo i mirë i Stuttgart dhe shënoi golin e dytë me Diomande pas një asisti të Baumgartner. Por Stuttgarti shkurtoi diferecën në 2-1 me golin e Hoeness në minutën e 65. Në minutën e 91 Leipzig vulosi përfundimisht fitoren 3-1 me golin e Romulo dhe shkon në 22 pikë ndërsa Stuttgart mbetet me 18.
Në ndeshjet e tjera Heidenheim barazoi me Eintracht 1-1, Union Berlin-Freiburg përfundoi 0-0. Me barazimin 1-1 përfundoi edhe ndeshja mes Mainzit dhe Werder Bremen, ndërsa Borussia Moenchengladbach fitoi në transfertë me St.Paulin 4-0.
Top Channel