 Disiplina nuk fal askënd, “plasin” gjobat në futbollin shqiptar, e pësojnë edhe tre klube të Superiores
																		
					
					
					
						Disiplina nuk fal askënd, “plasin” gjobat në futbollin shqiptar, e pësojnë edhe tre klube të Superiores						 
								
			Tirana ka ndarë përfundimisht rrugët me trajnerin Roberto Bordin.
Klubi njoftoi largimin e tij me një postim në rrjetet sociale, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas një periudhe të vështirë në kampionat.
Pas vendimit për ndarjen, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Ardian Nuhiu, i cili është parë tashmë në dhomën e zhveshjes duke u takuar me lojtarët. Seanca stërvitore e paradites u anulua për shkak të ndryshimit në stafin teknik.
Me këtë lëvizje, Tirana nis fazën e dytë të kampionatit me trajnerin e tretë për këtë sezon, pas largimeve të Vangjel Miles dhe Roberto Bordin. Bardheblutë synojnë t’i japin një kthesë pozitive sezonit nën drejtimin e Nuhiut, i cili deri në fund të muajit të kaluar drejtonte Gjilanin në Kosovë.

Top Channel