Vetëvritet 39-vjeçari në Pogradec, u gjet i varur nga familjarët
31/10/2025 15:59
Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, familjarët kanë gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasin T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel