“Shoqërimi im në qeli, më rëndë se një vrasës serial”, Veliaj në Kushtetuese: Kam më shumë policë sot këtu, sesa kam avokatë

31/10/2025 11:29

Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese komentoi mënyrën e shoqërimit të tij në qeli, të cilin e krahasoi si të një vrasësi serial.

Po ashtu u ndal dhe te shoqërimi i tij në gjykatë dhe forcat e shtuara në perimetrin e Kushtetueses, duke thënë ‘kam më shumë polic sot këtu, sesa kam avokatë’.

Veliaj: Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë.

Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj Republike, por mbi të gjitha, një periudhë denigrimi dhe përpjekjeje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri, tre herë radhazi nga qytetarët e Tiranës.

Por, kjo nuk është thjesht përpjekje për të më denigruar mua, por është përçmim ndaj vetë votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Dhe përçmimi ndaj saj është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët; është përçmim i fuqisë që populli i jep Republikës për ta drejtuar në emër të tij.

VIJON…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta