 Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese
																		
					
					
					
						Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese						 
								
			“Këtë mëngjes më është dashur të bëj analiza dhe më është marrë gjak nga krahu tjetër, sepse nuk doja që të preknin asgjë.”
Luciano Spalletti iu rikthye tatuazhit të tij të skudetos së Napolit gjatë konferencës së tij për shtyp si trajneri i ri i Juventusit. Ai iu përgjigj gjithashtu pyetjeve në lidhje me të kaluarën e tij në Napoli dhe kritikat që mori nga ultrasit, të cilët e akuzuan atë si “ famëkeq ” me një banderolë mbrëmë: “Kam krijuar një marrëdhënie të veçantë me tifozët e Napolit, nga ana ime gjithçka do të mbetet e paprekur. Në atë sezon nuk do të kisha veshur uniformën e asnjë ekipi tjetër, por nuk mund të ndaloj bëri profesionin tim të trajnerit.”
Spalletti vazhdoi më pas: “Pastaj edhe unë pata mundësi të tjera, të gjithë i kanë nëse fitojnë kampionatin me Napolin. Nuk mund të ndalem së qeni trajner vetëm sepse kalova një vit te Napoli”, përsëriti Spalletti.
“Diçka superiore doli nga Napoli për bukurinë e futbollit që luajtëm dhe për atë që arritëm, një Scudetto të bukur dhe të rëndësishëm. Për mua, asgjë nuk do të ndryshojë, gjithmonë do të kem shumë miq në Napoli, nga të cilët kam marrë edhe mesazhe sepse unë do të kthehem në Napoli, një qytet që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, pavarësisht zgjedhjeve të mia profesionale.”
Top Channel