“Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë  

31/10/2025 12:14

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

Ai u shpreh para gjyqtarëve se delegimi i detyrës është e ligjshme, ndërsa shtoi se nuk ka penguar punën e Bashkisë së Tiranës.Ndër të tjera, Veliaj tha se ndodhet në një situatë absurde, teksa ‘është në një roman të Kafkës’.

Gjyqtarja: Keni ushtruar detyrën në kuptim faktik, apo keni qenë në mungesë me arsye?

Erion Veliaj: Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta