 
																		Anëtarja e Kushtetueses Marjana Semini e pyeti gjatë seancës ish-kryebashkiakun nëse do të ndryshonte vendimmarrjen e Këshillit po të ishte i pranishëm në seancë ku u vendos shkarkimi i tij.
Veliaj u përgjigj duke thënë se këshillin e thërret Kryetari i Bashkisë ose Këshilli, por kjo e fundit duhet të ftojë kryetarin.
Pyetje: Keni marrë dijeni për datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit bashkiak dhe iu është thënë që nëse nuk mundeni të jeni të pranishëm, jeni mendimet me shkrim. Mendoni se pjesëmarrja fizike do evidentonte ndonjë argument që do ndryshonte atë vendimmarrje?
Veliaj: Këshillin Bashkiak e thërret kryetari i Bashkisë ose kur e thërret Këshilli. Kur e thërret Këshilli, ai duhet të ftojë kryetarin. Këshilli duhet të votonte për ftesën që duhet të bënte, nuk mund ta bënte këtë Sekretari i këshillit. E pashë nga televizioni i burgut që po mblidhet këshilli bashkiak i Tiranës. Pati një eficencë shembullore në 8 orë që nisi me mbledhjen e këshillit bashkiak dhe përfundoi me dekretin e Presidentit. Ky është fshati që duket, nuk ka nevojë për kallaus.
A do kisha fuqi të ndryshoja mendimin e tyre? Nuk kemi si ta zbulojmë pasi nuk ma dhanë mundësinë. Besoj se fjalët kanë peshë. Ju keni bërë diferencën në këtë vendim sot, po i dëgjoni palët. Nesër mund të jenë anëtarët e Këshillit viktimë e kësaj situate.
Top Channel