 
																		 
								
			Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj i drejtoi disa pyetje palës që përfaqësonte Këshillin e Ministrave, teksa solli shembullin e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë.
“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe shkarkohem nga detyra.
Është më mirë të bësh një krim por sa kohë eviton burgun, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde paraburgosesh.
S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”, tha Veliaj.
Përfaqësuesi i qeverisë u përgjigj atij “nuk i takonte të komentonte vendimet e Prokurorisë apo Gjykatës dhe se ishte aty për të mbrojtur një vendim të ligjshëm të marrë nga institucioni”.
Top Channel