 “Do të mbahet mend si lideri liberal”/ Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
																		
					
					
					
						“Do të mbahet mend si lideri liberal”/ Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos						 
								
			Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke pretenduar se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit në zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Në mënyrë të vijueshme ju po tregoni seancë pas seance se dhunoni në mënyrë flagrante Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit.
Në seancën e fundit të datës 30.10.2025, ju keni konsideruar të miratuar akte të Kuvendit që nuk kanë marrë shumicën e kërkuar nga Kushtetuta dhe ligji“, thuhet në kërkesë e tij.
Në shkresën e siguruar për Top Channel nga gazetarja Elda Menga, Bardhi kërkon anulimin e votimit dhe përsëritjen e tij.
Top Channel