Mbappé fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani
Radja Nainggolan hap zemrën dhe tregon jetën e tij për programin Het Huis të televizionit belg VRT teksa foli për fëmijërinë e tij të vështirë në Antverp.
‘Për shkak të babait tim përfunduam në një qendër të ndihmës sociale-tregon ish futbollisti i Romës dhe Interit-falë shoqatës së bamirësisë ‘Mothers for Mothers’ ndonjëherë merrnim veshje dhe ushqime’
Babai i Nainggolan la një boshllëk dhe një hidhërim të thellë te futbollisti që u largua shumë shpejt nga shtëpia.
‘Nëna ime punonte pa u lodhur dhe e plotësonte rrogën duke punuar në një bar-shtoi Nainggolan-ndonjëherë nuk e shihja për dy ditë. Kështu ishte ajo, sigurohej që të kishim mjaftueshëm për të ngrënë cdo ditë. Nëna ime bënte gjithcka mundej që të mua dhe motrës sime mos të na mungonte asgjë. Për këtë arsye e urrej shumë babain tim. Futbolli më shpëtoi vërtet, sepse kur isha fëmijë isha një kriminel i vogël. Kur nuk ke asgjë, je i detyruar të gjesh një mënyrë për të mbijetuar. Vidhnim gjëra të vogla. Por për mua kjo është mbijetesë, thjesht nuk ke zgjedhje’
Top Channel