“Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

31/10/2025 13:55

Vijon ende përballja e Erion Veliajt në seancën e Gjykatës Kushtetuese.

Duke mbrojtur veten para gjyqtarëve, ish-kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ka pasur standard tjetër për çështjen e kryetarit të Bashkisë së Tropojës, i cili ka qenë për 11 muaj në ‘arrest shtëpie’.

Më tej ai ngriti pyetjen ‘po sikur të lëshojnë masë për Ogerta Manastirlin apo Florjan Binajn?’, të cilët janë në garë ‘kokë më kokë’ për bashkinë e Tiranës.

Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje”, tha Veliaj.

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta