Mbappé fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani
Achille Costacurta, djali i legjendës së Milanit dhe përfaqësueses italiane, Alessandro Costacurta dhe aktores Martina Colombari është rrëfyer në podcastin ‘One more time’ me 21 vjecarin që tregoi në 360 gradë adoleshencën e tij të komplikuar mes arrestimeve, raportit të vështirë me prindërit që gjithnjë luftojnë për ta ndihmuar dhe dëshira e tij për të rinisur jetën larg kaosit të Milanos.
Achille Costacurta në tregimin e tij tregon momentet më të errëta të së kaluarës së tij dhe sesi ia doli të largohet nga problemer dhe të rimarrë jetën në dorë. Në lidhje me diagnozën me ADHD, 21 vjecari shpjegon: ‘Në vitin e tretë nuk më pranuan në provim për shkak të sjelljes sime.Në lice pas 3 muajsh më përjashtuan. Nuk isha diagnostikuar ende me ADHD, e zbulova në maj të vitit të kaluar sepse kur shkova në këtë klinikë në Zvicër pasi e kisha tepruar me substancat, ata e kuptuan direkt pa më bërë testin: ‘ti doje të vetëkuroheshe me drohë’. Fakti që kam fiksim numrin 5 dhe numrin 9, kam 500 projekte në kokë.Truri im nuk prodhon mjaftueshëm dopaminë. Tani marr Ritalin, në muajin e marrë që e mora lexoja 1 libër në 2-3 orë, shkruaja 40-50 faqe në kompjuter në 3 orë, gjëja që nuk i bëja dot më parë. Edhe prindërit bënë një kurs prindëror për ADHD dhe që nga i moment raportet tona ndryshuan totalisht. Në fillim kur ziheshim në shtëpi, unë dilja, përplasja dyert. Por tani kjo nuk ndodh më sepse ata tani e dinë si të më thonë ‘jo’
Përsa i përket drogës dhe TSO, Achille shpjegon: ‘Nisa të tymosja kur isha 13 vjec. Në ditëlindjen time të 18 provova meskalinën. Një herë u përplasa me policinë. Isha nën efektin e drogës dhe bëra si cmendur në një taksi, polici erdhi dhe më gjuajti në fytyrë, unë isha nën efekt dhe zhdëpa në dru. Pas pak kohësh më bënë TSO e para, në total ishin 7. Problemi ishte se kur ma bënë në Padova, ishin perfektë, shumë të sjellshëm, në Milano me lidhën në shtrat për 3 ditë se i godita në shpatull, bërtisja, isha i lidhur këmbë e duar dhe duhet të urinoja ku isha. Kur shkova në Zvicër më thanë që po të qëndroja edhe 10 ditë të tjera jashtë do kisha vdekur sepse rrahjet e zemrës në momente të qeta ishin 150. Në Zvicër të thonë: ‘Je këtu mund të zgjedhësh, nëse do drogën ja ku e ke rrugën mund të shkosh e të bësh cfarë do, shko. Nëse ke nevojë për ndihmë, eja këtu dhe ne të ndihmojmë’. Më ndryshuan jetën, falë tyre nuk drogohem më, qasja e tyre të bën të kuptosh gjërat e rëndësishme. Do t’I falenderoj gjithë jetën’
Në një moment 21 vjecari tentoi t’i japë fund jetës dhe për këtë ai tregon: ‘Nisa të shpërndaja tym. Kur ishte koha e karantinës, të gjithë ishin të mbyllur dhe tym nuk kishte. Por mua më vinte përmes kanaleve, kisha krijuar një rrjet dhe më arrestuan kur isha 15 vjec e gjysmë. Kështu 16 vjetorin e festova në një qendër penale të komunitetit terapeutik. Nuk duroja dot më, prita natën kur ishte vetëm një operator dhe hyra në zyrë e mashtrova dhe mora celësat e infermierisë. E mbylla operatorin në zyre, por ai me celësat e tij e hapi derën. Por unë ndërkohë isha në infermieri, mora të gjithë metadonin që ishte aty, 7 shishe, hyra në banjë dhe i piva të gjitha, doja të vrisja veten. Erdhën zjarrfikësit hodhën derën poshtë dhe më mori ambulance. Asnjë mjek nuk diti të më thoshte sesi isha ende gjallë sepse 7 shishet e metadinës që mora ishin të barabarta me 35.42 gramë heroinë. Njerëzit vdesin me vetëm 1 gram’.
Përsa I përket vuajtjes së prindërve të tij Achille Costacurta tregon: ‘Nëna ime qau shumë. Babai im e vetmja herë që e pashë t’I dilte lot nga sytë ishte kur më morën. Kur më bënë depotin, unë cdo ditë kërkoja të më bënin eutanazinë sepse nuk kisha emocione dhe doja të vdisja. Dhe aty e pashë të qantë. Ditën që dola nga klinika babai erdhi dhe më mori. Unë shpërtheva në të qarë nga gëzimi, nga lumturia, e përqafova fort babain dhe i thashë: ‘e shikon, ia dolëm, e lashë dhe do ia dal mbane e do të vazhdoj.Po na e thotë edhe qielli , janë dy ylberë, e kupton?’
Për jetën e tanishme dhe ëndrrat e ardhshme, Achille është i qartë: ‘Jam krenar për veten, për faktin se arrita të kisha një lloj vetëdije. Ia dola t’i mposht të gjitha traumat e mia. Nuk kam filtra, nuk kam turp të tregoj atë cfarë më ka ndodhur, sepse në fund të fundit jam një person normal. Kam mësuar të mos harroj keto trauma dhe të nxjerr mësime. Duke provuar ekseset, tani janë shumë pak gjëra që më bëjnë të ndihem vërtet i lumtur. Sepse lëndët narkotike të bëjnë të ndjesh emocionet që nuk i gjen. Tani e vetmja gjë që më bën të ndjej fluturat në stomak si në dashuri, janë të rinjtë me sindromën down. Sepse nuk e zgjodhën ata. Nuk është person i droguar dhe në mes të rrugës, është një person që nuk e ka zgjedhur të lindë kështu.Unë duhet t’i ndihmoj. Është ndër të paktat gjëra që më bën të ndihem shumë i lumtur. Objektivi im është të krijoj qendra me idealet e mia, me kuaj për të bërë hipoterapi, udhëtimet që dua të bëj, day hospital që dua të krijoj, duhet të jenë përpara detit, secili prej tye duhet të ketë labradorin e tij, t’i sjell nga Afrika këtu, sepse në besimin vudu nëse je i bardhë, autik, me sindromën down të vrasin’
Top Channel