“90 mln e tunelit të Llogarasë, 1 e 200-ta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë”, Berisha: Si ‘Loti 4’ janë 14 lote, ‘Lubi’ Balluku dhe Rama rritën koston e unazës
Demokrati Ervin Salianji ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.
“Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.
Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.
Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar!”-shkruan Salianji.
Top Channel