Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Presidenti i vendit: Do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator
					 31/10/2025 15:19					
				
				 
								
			Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!” – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e ngushëllimit.
Top Channel