Nano humb betejën me sëmundjen, reagon kreu i grupit të PS, Balla: U prehsh në paqe shef

31/10/2025 15:05

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

“Sot e humbëm Kryetarin Nano, Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri.

Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje,  U prehsh në paqe shef”, shkruan Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta