Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte.
Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.
Gazetarja Dhorjela Çule raporton se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.
Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati.
Trajan Çeliku nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më 2 tetor të këtij viti u përfshi në një sherr, ku dhe mbeti i plagosur me thikë.
Top Channel