 
																		 
								
			Sot në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesën së ish-kryebashkiakut të Tiranës, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Seanca nisi në orën 10:00, teksa i pranishëm ishte edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj tani po i drejtohet burgut të Durrësit.
Në seancë u shqyrtua gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.
17:06 Video/ “Ju dua shumë”, momenti kur Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit
Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj po i drejtohet burgut të Durrësit. “Ju dua shumë”– tha Veliaj pak para se të hipte në furgonin e policisë, i shoqëruar me forca të shumta policie.
Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.Ndër të tjera, Veliaj u shpreh se ‘Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë’.
Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmali tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit.
Në seancën për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali tha se dekreti i kreut të shtetit erdhi pasi doli akti i shkarkimit.Sipas tij Gjykata nuk mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit, që doli si detyrim ligjor pas shkarkimit të Veliajt.
“Ju në vend të pezulloni aktin për të cilin jeni me kushtetutë kompetentë, tërhiqni një akt tjetër që nuk jeni kompetentë, për shkak se doni që të mos vijë pasoja që sjell akti që ju jeni kompetentë. Zgjedhjet caktohen për shkak se ka një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, pezullohet edhe veprimi i presidentit”, tha Rusmali.
Avokati i Erion Veliajt, Alban Dokushi, ka deklaruar se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte një e drejtë kushtetuese e tij, e cila iu refuzua. Sipas Dokushit, ftesa për pjesëmarrje nuk ka ardhur nga Këshilli Bashkiak.
Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.
Përfaqësuesja ligjore e Qeverisë, ka kundërshtuar sot në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese pretendimet e Erion Veliajt dhe ankimimin e vendimit prej tij për shkarkimin nga detyra.
Ndërsa ishte duke u përgjigjur pyetjeve që i vinin nga gjyqtarët e Kushtetueses, aty ku po përballet me ankimimin e tij kundër shkarkimit nga detyra, Erion Veliaj e paralelizoi arrestimin e tij me ‘rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë’.
Erion Veliaj është duke iu përgjigjur tani pyetjeve që po i vijnë nga përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave. Pyetjes se sa është e ligjshme delegimi i detyrave nga burgu për një afat kaq të gjatë, Veliaj iu përgjigj se këtë pyetje do duhej që t’iu bënin e dhe kryetarit të bashkisë së Tropojës që qëndroi në arrest shtëpie për 11 muaj.
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues. Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt. Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
”Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…”, tha Veliaj.
”Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje”, u shpreh Erion Veliaj.
Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.
Anëtarja e Kushtetueses Marjana Semini e pyeti gjatë seancës ish-kryebashkiakun nëse do të ndryshonte vendimmarrjen e Këshillit po të ishte i pranishëm në seancë ku u vendos shkarkimi i tij.
Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.
Ish-kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mban fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra, pasi e quan jo të ligjshëm.
‘’Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë’’, tha Veliaj.
”Ju falënderoj që më keni dhënë mundësi për t’u dëgjuar. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Është zhgënjyese për të dëgjuar çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra dhe jam burgosur në qeli. Nuk jam për të mbrojtur veten se s’kam kryer asnjë shkelje, por jam për të kërkuar të mbrojmë bashkë demokracinë që sot po vihet në sprovë”, u shpreh Veliaj.
Gjykata Kushtetuese po shqyrtn sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Ai është pritur me brohoritma në Gjykatën Kushtetuese nga qytetarë që thërrisnin “Forca Lali”.
Për rreth 20 minuta, ai tha se shkarkimi nga detyra i Veliajt për shkak të mos paraqitjes në detyrë, nuk erdhi prej vullnetit të tij.
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.
Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.
10:01 VIDEO/ Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë.
I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.
Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.
Top Channel