VIDEO/ Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese, përballet me ‘Qeverinë’ dhe ‘Presidencën’

31/10/2025 10:01

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë. Seanca po mbahet me dyer të hapura dhe ‘live’ për publikun.

Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet, por kërkesa e rrëzua.

“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni mos kompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po  paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë  për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës. Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim.

“I qëndrojmë parashtrimit që kemi, mendojmë se Gjykata Kushtetuese është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e Presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, deklaroi pala mbrojtëse e Erion Veliajt. 

Pasi trupa gjykuese u tërhoq dhe shqyrtoi kërkesën, vendosi ta rrëzojë në këtë fazë, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështje.

Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha kryetarja e Kushtetueses.

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.

Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë:  Erald Jonuza, Vangjel Duni, Irma Qosja.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir rusmali.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta