Historia e 16-vjeçares Daniela, e cila vuan nga skolioza, u tregua sot në emisionin “Për shqiptarët” në Top Channel.
Ajo ka lindur me skoliozën, dhe rrëfen sesa e vështirë ka qenë jeta e saj, që përpos sëmundjes, ka duruar edhe bullizimin dhe përbuzjen nga të tjerët.
“Qëkur kam lindur, kam qenë e shoqëruar nga një sëmundje që më ka shkaktuar vetëm vuajte. Gjatë ëprditshmërisë, kam marrje fryme të shpeshtë. Nuk rri gjatë e ulur sepse më vështirëson qëndrimin. Kur shikoj veten në pasqyrë mendoj se nuk jam kjo, them pse nuk e kam shtyllën e drejtë si të gjithë. I kam mohuar vetës shumë gjëra, të mos jem si të tjerët, mos të vishem si të tjerët, mos të lumturohem si të tjerët. E gjithë jeta ime është vuajtje. Ditën e parë të shkollës në gjimnaz, të tjerët takoheshin, unë i shikoja nga larg”-tha Daniela.
Daniela thotë se nuk ka asnjë shoqe përveç nënës së saj.
“Nuk kam kam asnjë shoqe. Mendojnë se jam ndryshe nga ata. Ëndërroj të jem si gjithë të tjerët, mos të jem kaq e vetmuar. Shumë herë kam menduar, kur përballesha me sulmet e të tjerëve, mendoja të mos ekzistoja fare, mos do ishte më mirë për ta”.
Ajo ka edhe një apel për të gjithë shqiptarët që të kryejë operacionin.
“Do doja nga të gjithë shqiptarët, nga mirësia e tyre, të kontribuojnë dhe për mua. Të më mundësojnë të jem si të gjithë të tjerët, sepse dhe unë meritoj një mundësi të dytë. Të japin sa kanë ata, sepse një mundësi e tyrja e vogël, është një shans i madh për mua”-përmbyll rrëfimin e saj 16 vjeçarja.
“Ka thënë nuk e dua jetën, do vras veten. Nëse nuk operohem, nuk e dua jetën ka thënë. Çdo ditë e mendoj, kam frikë, do merrja fund”-tregoi mes lotësh nëna e Danielës.
Top Channel