Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 30.10.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. B., 56 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi:
•më datë 29.10.2025, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në banesën e saj, në fshatin Çukë, shtetasja Dh. L., 86 vjeçe;
•më datë 29.10.2025, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një shtetase e mitur 12-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin Xh. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta