 
																		 
								
			Avokati i Erion Veliajt, Alban Dokushi, ka deklaruar se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte një e drejtë kushtetuese e tij, e cila iu refuzua. Sipas Dokushit, ftesa për pjesëmarrje nuk ka ardhur nga Këshilli Bashkiak.
“Siç e tha edhe z. Veliaj, ka qenë vetë ftesa e z. Veliaj që të paraqitej atje dhe jo ftesë që i ka ardhur nga Këshilli Bashkiak. Në asnjë moment përveç kohës së shkurtër që kishim në dispozicion, një ditë apo dy ditë, ne nuk mund t’i drejtoheshim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve vetë.
“Në mendimin tim kjo nuk do ishte një mbrojtje reale e mandatit kushtetues të z. Veliaj. Plus që z. Veliaj duhej të ishte vetë i pranishëm për të shprehur të gjithë observacionet siç e thotë edhe Këshilli Bashkiak dhe për të thënë që nuk ka qenë prezent . Pra, për mendimin tim është një e drejtë e tij kushtetuese, ta ushtronte në një mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse shkonte një nga mbrojtësit, atëherë do ishte një proces sa për të thënë, në gjuhën popullore në sipërfaqe që z. Veliaj ezauroi të drejtën e dëgjimit para Këshillit Bashkiak.
Që në fillim të këtij procesi dhe në momentin që jemi vënë në dijeni, pra ky proces fillon, edhe thërritja e mbledhjes së KB fillon në vijim të mbledhjes së Asamblesë së PS, pra në këtë pjesë ky proces është pothuajse tërësisht politik dhe ashtu siç është edhe argumentimi siç jemi vënë në dijeni të relacionit të KB, më mirë se z. Veliaj në një proces politik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk mund ta mbronte dot, sepse nuk kemi proces ligjor në këto momente nga Vendimi i KB. Është një vendim tërësisht politik, ashtu edhe relacioni përkatës”, tha avokati.
Top Channel