 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Një përfaqësues i maxhorancës glorifikoi avokaten e Popullit sot në Kuvend, në raportimin e saj të fundit para përfundimit të mandatit.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori disa minuta kohë në Kuvend, ku lartësoi figurën e zonjës Ballanca për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.
“Profesioniste e spikatur”, “zonjë e arsyes”, “zë i ndërgjegjes”-ishin disa nga epitetet e deputetit Manja, drejtuar avokates së Popullit, Erinda Ballanca.
“Dua ta falënderoj avokaten e Popullit për punën e saj në vitin 2024, raporti i cili është publik.
E kërkova fjalën meqenëse është raportimi i fundit i avokates së popullit në këtë parlament, për shprehur një vlerësim të sinqertë për punën dhe kontributin zonjës Ballanca.
Një profesioniste e spikatur, një zonjë e arsyes, shembull sesi pavarësia institucionale ecën përkrah bashkëpunimit institucion, pa cenuar asnjërën. E kam parë përkushtimin dhe integritetin e saj, gatishmërinë për të ngritur zërin në çdo rast ku është kërkuar mbrojtje. 
Në çdo diskutim dhe proces bashkërendimi, zonja Ballanca përherë ka zgjedhur rrugën e argumentit në vend të konfrontimit. Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit matet jo me autoritet por respekt ndaj qytetarit. Unë e konsideroj zonjën Ballanca zë ndërgjegjes që ka ruajtur një rol të rëndësishëm me ndershmërinë e saj profesionale.
Duke e përgëzuar për mbylljen e këtij mandati dje gjurmën që ka lënë, dua t’i shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin korrekt. Kontributi i zonjës Balanca në shërbim të të drejtave të njeriut do të vazhdojë edhe përtej mbarimit të avokatit të popullit, me dinjitet”-tha Manja.
Top Channel