Një trekëndësh dashurie që vuri në lëvizje edhe tifozët ultras të Romës. Nicola Zalewski, sulmuesi i Atalantës dhe ish lojtar i Romës dhe Interit, është shndërruar në shënjestrën e një parrulle që u shfaq te Colosseo ku shkruhej: ‘Që ishe një spiun e dinim, por të tradhtosh një mik është poshtërsi’ dhe që ka pushtuar faqet e mediave të kronikave rozë.

Pak pas mbylljes së lidhjes me Nicol Luzardi, Zalewski hyri në një lidhje dashurie me Emily Pallini, një influencere me 1 milion ndjekës në Instagram, por edhe ish e dashura e rapperit dhe producentit roman Ludwig(emri i vërtetë Ludovico Franchitti), mik i ngushtë i futbollistit.

Nuk është e nevojshme që të thuhet se Ludëing nuk e priti mirë këtë lidhje dhe duket se ‘miku i tradhtuar’ i Zalewskit për të cilin flet parulla është pikërisht ai. Për momentin protagonistët nuk kanë asnjë koment, por konfirmimi duket se vjen nga bota e rrjeteve sociale; Ludwig nuk i ndjek më si Zalewskin ashtu dhe Emily Pallini në Instagram, por edhe Zalewksi ia ktheu ‘unfollow’ ish mikut të tij.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta