Turqi, thellohet skandali i basteve, përfshihen presidentë e drejtues klubesh, gazetarë dhe avokatë
Pasditen e së mërkurës Reali i Madridit doli me një komunikatë zyrtare duke deklaruar se do t’i kërkojë dëmshpërblim UEFA për dëmet e shkaktuara nga cështja Super League.
Një komunikatë që doli pas vendimit të Gjykatës së Madridit që hodhi poshtë apelin e bërë nga FIFA dhe UEFA duke konfirmuar vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë sipas së cilës dy organizmat e lartë të futbollit kanë abuzuar me pozicionin dominues të tyre.
Këtë të enjte në median spanjolle po përmendet dhe shifra marramendëse që pritet të pretendojë Reali i Madridit së bashku me A22, promotorja e Super League. Sipas të përditshmes AS, avokatët e klubit merenges dhe të A22 po punojnë tashmë në këtë pikë dhe sipas disa burimeve, shifra që do të pretendohet është rreth 4.5 miliardë euro, një shifër e jashtëzakonshme që i përgjigjet dëmit të shkaktuar, fitimit të munguar dhe dëmtimit të reputacionit.
Përpara se të hidheshn në sulm Reali i Madridit e A22 zhvilluan dhjetëra takime me UEFA për arritjen e një marrëveshjeje në mënyrë që të zbatohej vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë por pa asnjë sukses. Në fillim bisedimet avancuan mirë sidomos për menaxhimin e kompeticionit dhe modelit televiziv, por mungoi akordi për formatin.
Si përfundim Reali i Madridit dhe A 22 arritën në përfundimin se UEFA nuk ka dashur kurrë arritjen e një marrëveshjeje, por vetëm të fitojë kohë për të penguar krijimin e Super League. Në këtë pikë, opsioni më i mirë për to tani është të kërkojë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar që është në linjë me atë që aplikohet në Bashkimin e Evropian në cështje të tjera të monopolit të tregut.
Top Channel