 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
																		
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka						Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen.
Fokusi i takimit mes dy homologëve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e Presidencës daneze të BE.
Spiropali deklaroi se “arkitektura e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrimim me standardet e BE, njihet dhe vlerësohet si vlerë e shtuar për vetë dinamikat e zgjerimit të Bashkimit Europian”.
Si dy aleatë në NATO – shtoi Spiropali – Shqipëria dhe Danimarka besojnë fuqimisht te angazhimi i përbashkët për një Europë më të sigurtë e më të begatë.
Ministri danez, veçoi rezultatet e Shqipërisë në fushën e mirëqeverisjes dhe progresit demokratik, që e afrojnë vendin me objektivin për anëtarësim në BE.
Më herët, Spiropali u takua edhe me Ministren daneze për Europën, Marie Bjerre, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi:
Kënaqësi të rikthehem në Kopenhagen të Danimarkës, pak pas Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të ndarë me Ministren e Çështjeve Europiane, Marie Bjerre, objektivat për avancimin e agjendës së integrimit të Shqipërisë në 🇪🇺.
Nën Presidencën Daneze të BE mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda Nëntorit grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit. Po brenda kësaj Presidence besojmë fuqimisht se do të nisim me mbylljen e grupkapitujve ku kemi plotësuar kriteret, duke filluar me grupkapitullin 6 – “Marrëdhëniet me Jashtë”, për të prekur një tjetër moment vendimtar në rrugëtimin tonë historik drejt Europës.
Me Ministren Bjerre iu bashkuam tryezës së Institutit Rasmussen Global për ndikimin e procesit të zgjerimit në të ardhmen e Europës, në prezencën e Dhomave të Tregtisë daneze, ku theksova se për Shqipërinë, rruga drejt anëtarësimit është histori e një transformimi të thellë politik, ekonomik e shoqëror.
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Spiropali do të takohet gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.
Ministrja Spiropali do të zhvillojë gjithashtu një takim me Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit danez, të kryesuar nga kryetari Christian Friis Bach, si dhe do të mbajë një fjalë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”, e cila do të fokusohet në arkitekturën e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrim me acquis dhe në vlerën përbashkuese që këto reforma i shtojnë dinamikave të zgjerimit të BE-së.
Gjatë ditës, Spiropali do të takohet me ish Kryeministrin danez dhe ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Vizita në Kopenhagë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Danimarkës, duke pasqyruar përkushtimin e përbashkët për forcimin e dialogut dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë.
Top Channel