E plotë/ “Kthesë për mandatin e katërt, duhet qeverisje me empati”, Rama mbi një orë fjalim në mbledhjen e grupit të PS dhe kabinetit, prezanton ‘Besën’, evidenton reflektimet pas protestës
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një vizitë në Institutin Mbretëror Elcano ndërsa ndodhet në Madrid.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri strategjike.
Po ashtu, ministri thotë se u diskutua dhe mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
“Një shkëmbim i shkëlqyer mendimesh në Madrid me Charles Powell dhe ekspertët e Institutit Mbretëror Elcano.
Zhvilluam një analizë të thelluar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një domosdoshmëri strategjike, si dhe diskutuam sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht si BE-ja, ashtu edhe NATO. Ndamë gjithashtu këndvështrime mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Reflektime dhe vlerësime të çmuara që kontribuojnë për një Europë më të sigurt, më të fortë dhe më të integruar“, shkruan ai.
Top Channel