Rrëfimi i Leandro Castan: Tumori në tru i çoi në tribunë ëndrrat e mia, Spalletti më tha isha lojtar për Serie B

30/10/2025 11:49

Jeta, për mirë e për keq, dhuron shumë surpriza. Leandro Castan i ka provuar këti në lëkurë, në heshtjen e muskujve të tij, te fjalët e atyre që i qëndruan pranë kur për të gjithçka ishe e errët dhe nuk shihte dritë në fund të tunelit.

‘Pata frikë se mos vdisja, u diagnostikova me cavernoma(keqformim vaskular i trurit). Aty mbaroi karriera ime’-është një frazë e ish mbrojtësit të Romës në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport.  Një moment mund të ndryshojë gjithçka, shkon e fle futbollist dhe kur zgjohesh nuk je më i tillë. Në atë kohë Castan ishte 26 vjec me 60 ndeshje të luajtura në Serue A dhe ishte pjesë e kombëtares braziliane. ‘Tumori i dërgoi në tribunë ëndrrar e mia. Do kisha fituar Serie a me Romën dhe do kisha luajtur botërorin me Brazilin’-shtoi ai

Intervista e Plotë:

Castan, fundi i karrirës tënde ka të dhëna të sakta;ishte 14 shtatori i 2014, Roma luante në fushën e Empolit. Maicon kuptoi se diçka nuk shkonte…

‘Në ato 15 minuta përfundoi gjithçka. Maicon shkoi te Garcia dhe i thaL: “leo është keq, zëvendësoje. Dola nga fusha e lojës dhe nuk hyra më. Një ditë më pas u zgjova me një dhimbje koke akute, shkova në spital dhe bëra një rezonancë. Trupi nuk përgjigjej më, kisha frikë mos vdisja’.

Më pas doli diagnoza. T’u komunikia se kishe cavernoma cerebrale. E kujton reagimin?

‘Në fillim Roma nuk më komunikoi asgjë, me siguri për të më mbrojtur. E kuptoja që ishin të shqetësuar, por më thonin vetëm që të rrija i qetë. Kur e zbulova, ishte e tmerrshme. Kalova nga lufta për të fituar titullin me Romën te qëndrimi në një shtrat spitali duke luftuar me një tumor. Një makth, villja çdo ditë. Humba 15 kg në 2 javë. Objektivi ishte mbijetesa, futbolli në ato momente vjen më pas’

A kujton ndonjë mesazh të veçantë që ke marrë pas operacionit?

‘Po, shumë. Shumë prej tyre nuk i prisja. Kujtoj që më shkroi Baresi, ishte diçka e pabesueshme. Më pas Del Piero, Bonucci e të tjerë. Por më shumë se të gjithë, shokët e mi të skuadrës, kanë qenë fantastikë’

Pas një rehabilitimi të gjatë, tentove të riktheheshe, por nuk ishte e lehtë. A e pate ndjesinë se trupi yt nuk iu përgjigjej më komandave?

‘Po ju tregoj këtë. Kujtoj fare mirë topin e parë ku tentova të shkoj, u përpoqa ta stopoj, por më kaloi mes këmbëve. Ishte si të mos e kisha më kontrollin te trupi. Një ndjesi e tmerrshme’

Ke menduar ndonjëherë të thuash ‘mjaft’?

‘Po, shumë herë. Nuk di të shpjegoj me fjalë zhgënjimin. Nuk e njeh veten, dëshiron të arrish një nivel, por nuk ia del dot. Në atë periudhë qaja gjithmonë dhe arrita deri aty sa zihesha me shokët e mi të skuadrës, si atë ditë me Dzekon…’

Na trego.

‘Në stërvitje, Edin u rrotullua dhe më dha gjuajti me dorë. Unë s’e prita mirë dhe pas 5 minutash bëra një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj tij. Ai me fyeu dhe u thanë fjalë pak të rënda. Më pas në mbrëmjen e asaj dite e mora në telefon dhe i kërkova ndjesë, edhe sot jemi miq të mirë. Ndodhi edhe me Keita, debatuam në stërvitje, unë isha keq dhe nxehesha menjëherë. Më pas edhe me Seydou, gjithçka u zgjidh’

Të qëndruan pranë te Roma?

‘Po, shumë. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të falënderoj klubin dhe personat që përjetuan së bashku me mua atë periudhë. Ëalter Sabatini ishte si një baba i dytë për mua, por edhe Rudi Garcia ishte i rëndësishëm. Pas cdo stërvitje vinte në shtëpinë time dhe qëndronte gjysmë ore me mua. Kjo ndodhte cdo ditë. Ishte mënyra e tij për të më bërë të ndihesha pjesë e skuadrës. Nuk e kam thënë më parë, por është një gjë që e ruaj në zemër’.

Ndërsa Spalletti, të la praktikisht jashtë skuadre pas ndeshjes me Veronën…

‘Më thirri në zyrë për të më thënë se donte të më rikthente: “Cfarë duhet të bëj për të ripasur një prej mbrojtësve më të fortë të kampionatit’-më pyeti. Në fillim, ai më dha besim, por pas asaj ndeshjeje të tmerrshme kundër Veronës, zgjodhi që të mos më aktivizojë më. Më thirri dhe më tha se duhej të largohesha,se niveli im ishte si i një lojtari që mund të luante te Frosinone, dmth në Serie B. Ishte shumë e shëmtuar, jo aq për zgjedhjen, por për mënyrën e përdorur. U ndjeva i poshtëruar. Por nuk besoj se isha i vetmi që kisha debatuar gjatë asaj kohe…’

Aty, në fakt u mbyll dhe eksperienca me Romën. Aktualisht, ke mësuar të bashkëjetosh me këtë apo mbetet një peng?

‘Më vjen keq që nuk ia dola të qëndroj në atë nivel. Dhashë gjithçka, nuk mjaftoi. Suksesi im ishte të kthehesha në fushë. Por në një pikë, stërvitja u bë e dëmshme. Roma nuk ma rinovoi më kontratën dhe unë zgjodha të kthehesha në Brazil. Pas disa vitesh hoqa dorë nga gjithçka’.

Nga Roma jote çfarë kujtimi ke?

‘Ishim një skuadër e fortë, kishte futbollistë të nivelit botëror. Sot, një skuadër e atillë do të fitonte 3 kampionate radhazi. Salah, Edin Dzeko, Francesco Totti, De Rossi Benatia, Nainggolan e me radhë. Patëm fatin e keq që na ra për pjesë si rival, një Juventus i pabesueshëm që nuk humbiste kurrë’

Futbollisti më i fortë me të cilin ke luajtur?

‘Do doja të thoja Totti, por e di… kam luajtir me Ronaldon. Ronnie gjithnjë ka qenë idhulli im, të ndaja dhomën e zhveshjes me të ishte e pabesueshme. Në 4 hapat e parë nuk e arrije kurrë dhe e kishte barkun eh’.

Sot, çfarë raporti ke me futbollin?

‘Deri 2 vite më parë nuk ia dilja të shihja qoftë edhe një ndeshjeje. Më krijohej një nyje në stomak. Tani jam kthyer të shoh futboll dhe do të më pëlqente të stërvisja skuadër. Në pankinë do të doja të rimerrja atë që fati i keq më hoqi si futbollist

Ke menduar si do të shkonin gjërat nëse…?

‘Çdo ditë që kalon, besomë. Për shumë kohë kam pyetur veten se përse më ndodhi mua. Tumori çoi në tribunë ëndrrat e mia. Mendoj se do kisha fituar titullin në Serie A me Romën dhe do kisha luajtur në Botëror me kombëtaren braziliane

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta