Çështjes “Nayara” i bashkohet edhe Tirana, por pa dyshim dhe pa kërkesë, thjesht mirëpret vendimin që ndaj “shkelësve të rregullave të lojës”
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për garën në Bashkinë e Tiranës.
Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.
Ndërkohë që demokrati u përgjigj duke thënë se sondazhi për Tiranën i publikuar dy ditë më parë ka dhënë efekte, ndërsa tha se “Një pjesë e mirë e grupit që PS do të votojë për Florjan Binaj’.
Balla: Ore pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Takohuni mo ditën , ju vjen natën se ka frikë kandidati, kujton se është në ndonjë rol të “Portokallisë” dhe i kanë thënë që mos dil me regjisorin?
Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu? Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i “Portokallisë” ia thotë Sali natën? Kaq turp u ka zënë, sa ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më votojnë… ej zgjidhe këtë punë Belind, se u ke dhënë ca punëve drejtim, por dilni me kandidatin.
Këlliçi: Duke qenë se u përmend një foto, i them zotit Balla ta bëjë publike. Ai sondazh që ka dalë para dy ditësh për Tiranën i paska dhënë efektet që u bë temë diskutimi kandidati i shkëlqyer që ka vendosur opozita ta mbështesë.
Ju që flisni për intimidimin e drejtësisë keni dhënë shembulli në datë 12 shkurt të këtij viti.
Një pjesë e mirë e grupit të PS do votojnë për Binajn. Braçe do jesh një nga votuesit e heshtur se je nga ata që flet për problemet e Tiranës.
Top Channel