Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka replikuar sot në sallën e Kuvendit me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pasi ky i fundit tha se ajo u ndal te protesta e minatorëve jashtë Kuvendit, por nuk përmendi çështjen e pensionistëve.
“Më bën habi fakti që zonja Tabaku përmendi protestën e minatorëve, por vetëm pak metra larg protestës së minatorëve, zhvillohet protesta e pensionistëve, që janë ende me pensione urie. Më habit fakti sesi deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve. Uroj që si PD dhe PS të bien bashkë në konsensus për t’i shqyrtuar problematikat e këtyre dy grupeve sociale”, tha ai.
“Për Redi, Reda dhe qorrat që nuk shohin, PD ka propozuar statusin e minatorit këtu e 3 vite të shkuara, e kam firmosur unë. Kemi diskutuar në këtë sallë Parlamenti… Redi Muçi të bëjë kauzat e veta, të bëjë propozimet e veta, të mos merret me PD. I kemi këto çështje të shenjta. Është turp të merret me opozitën, kur duhet ti kërkojë llogari qeverisë”, iu përgjigj Tabaku.
Top Channel