Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj

30/10/2025 20:59

Këngëtarja e njohur Sia ka fituar betejën ligjore ndaj ish-bashkëshortit Daniel Bernardo, për kujdestarinë e djalit, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij për kujdestari të plotë.

Sipas Daily Mail, Bernardo kishte kërkuar kujdestarinë e plotë të djalit njëvjeçar, duke e akuzuar këngëtaren 49-vjeçare për abuzim me drogë. Megjithatë, gjykata në Los Angeles e hodhi poshtë kërkesën e tij urgjente.

Sipas avokates së Sias, Laura Wasser, gjykata e refuzoi kërkesën pasi Bernardo nuk kishte paraqitur asnjë provë të re apo bindëse që të justifikonte ndryshimin e marrëveshjes ekzistuese. Aktualisht, Sia ka kujdestarinë kryesore të djalit, ndërsa Bernardo gëzon të drejtën për vizita të mbikëqyrura.

Këngëtarja kishte paraqitur kërkesë për divorc në mars të vitit të kaluar, pas dy vitesh martesë. Në dokumentet e gjykatës, Bernardo pretendonte se Sia përbënte një “rrezik serioz dhe të menjëhershëm” për djalin, duke e përshkruar atë si “një nënë të papërshtatshme që vuan nga varësia ndaj substancave”. Ai kërkoi gjithashtu 77,245 dollarë në pagesa mujore, duke e akuzuar artisten për “sjellje të pamatur dhe të rrezikshme”.

Në mbrojtje të saj, Sia deklaroi se akuzat ishin “krejtësisht të pabaza dhe mashtruese”, duke sqaruar se është e pastër prej gjashtë muajsh dhe ndjek një program rehabilitimi që përfshin testime të rregullta. Ajo shtoi se kishte ofruar të testohej, por Bernardo e kishte refuzuar propozimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta