 Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri
																		
					
					
					
						Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri						 
								
			Këtë të enjte është mbajtur seanca plenare për të diskutuar dhe miratuar disa propozime. Prej disa orësh ka pasur debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Në fjalën e tij, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ku u shpreh se pasoja e proceseve gjyqësore të tejzgjatura është vetëgjyqësia, për të cilën akuzoi qeverinë.
“Në një vend në të cilin Kushtetuta në tërësi është një letër e vdekur dhe të drejtat më themelore të njeriut, jo të gjitha por disa më kryesoret, faktikisht janë të humbura. Janë inekzistente.
Sot, me të drejtë janë trajtuar në raportin e paraburgimeve masive, një dëshmi e tmerrshme e falimentimit të drejtësisë, një dhunim masiv i të drejtave të qytetarëve. Një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar për një proces të ligjshëm. Natyrisht, në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin: ‘Cilin të qaj më parë’.
Një situatë dramatike si kjo, ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë. Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është sistemi i drejtë i drejtësisë. Nga vjet deri këtë vit, kjo është për të qarë e jo për të qeshur, por kur mendoj që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje dhe qindra vepra të tjera penale.
Kur mendoj se krerët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklarojnë se afati 16-vjeçar është shkurtuar vetëm me 16 ditë, ju garantoj se shqiptarët… Drejtësia 16 vite në pritje është drejtësi që mungon. E pamë në sallën ku u vra gjyqtari, që kurrë nuk pranohet”, tha ndër të tjera Berisha
Top Channel