“Ne kërkojmë tre reforma të mëdha”/ Marrëveshja e re politike Rama-Berisha, Shehi në ‘Top Story’: Mund të bëjnë diçka të mirë nëse…

30/10/2025 21:31

Duket se një marrëveshje e re politike është në horizont mes partisë socialiste dhe partisë demokratike për ndryshimin e kushtetues.

Vetë kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë qëllim që në Asamblenë Parlamentare të PS-së në muajin shtator.

Dy partitë e mëdha, ashtu si në vitin 2008 dhe më pas për reformën zgjedhore dhe në drejtësi në vitin 2016, do të dakordësojnë sërish për të vënë dorë mbi Kushtetutën e vendit. A  do të kemi një pakt të ri politik mes mazhorancës dhe opozitës?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, u shpreh se kjo marrëveshje mund të sjellë diçka të mirë nëse ndërhyjnë dhe kontribuues të tjerë jashtë politikës, teksa theksoi se në 2008-ën, kryeministri mori një fuqi tepër të madhe nga marrëveshja e atij viti.

“Ne kërkojmë tre reforma të mëdha. Reforma kushtetuese, zgjedhore dhe ajo e pushtetit lokal. Tre këto elemente do ta rinovonin shtetin shqiptar. Për këtë punë, shyqyr që u bë një komision, sepse kur vjen puna kur afrojnë zgjedhjet… Tani kanë kohë të mjaftueshme përpara. Të dalin jashtë kornizës parlamentare sepse ka dhe kontribuues të tjerë. Kushtetua nuk është thjeshtë për Parlamentin. Mund ta fillojnë seriozisht këtë punë për të bërë diçka të mirë.

Nëse është një marrëveshje që të përfitojnë njëri e tjetri… Ne e bëmë një marrëveshje. Një e 2008 nga buruan të gjithë të tjerat. Me atë marrëveshje kryeministri mori një fuqi që nuk i takon. Pa atë do kishte një farë balance mes kryeministrit dhe presidentit. Këta bënë një republikë kancelarësh. Shkuan dhe më tej. Përmes ligjit zgjedhor, kryetari i partisë bën listën e mbyllur… Pushteti ne Shqipëri është në dy duar. Një realitet që e dinë të gjithë, por që dëmton opozitën. Edi Rama është rehat fare. Qëllimi i opozitës është të vijë në pushtet.

Me këtë ligj që kemi sot, populli shqiptar nuk përfaqësohet. Si mund të rigjenerohet një sistem politik që po shkon drejt kalbëzimit me këtë Kushtetutë dhe proces zgjedhor”, tha Shehi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta