Luciano Spalletti nënshkroi me Juventusin, ja sa do të përfitojë nga kontrata e tij…
Liverpool ka hyrë në një spirale të errët krize nga e cila e ka shumë të vështirë të dalë. Skuadra kampione e Anglisë mbrëmjen e së mërkurës u mposht nga Crystal Palace në shtëpi në Carabao Cup duke u eliminuar nga kompeticioni.
Por ajo që shqetëson më shumë skuadrën e The Reds, është ecuria e saj në këtë fazë të sezonit, me Liverpool që po rezulton skuadra më e dobët në të 5 Ligat më të rëndësishme evropiane. E për më tepër, me këto rezultate rritet edhe probabiliteti i shkarkimit të Arne Slot që në këtë mënyrë mund të bëhet trajneri i tretë të cilit mund t’i ndodhë kjo në këtë sezon në futbollin anglez pas Vitor Pereira te Ëolverhampton dhe Nuno Espirito Santo
Trajneri holandez duket se po vuan në gjetjen e një përgjigjeje ndaj formës aspak të mirë të Liverpooli dhe madje ai evitoi edhe konferencën për shtyp përpara ndeshjes për shkak të presionit gjithnjë e në rritje. Humbja ndaj Crystal Palace shënoi edhe një rekord negativ për Liverpool; kjo është humbja e parë në shtëpi e The Reds me rezultatin 3-0 që nga shkurti i vitit 1934. Tani ajo që kërkon të bëjë me cdo kusht Liverpool është që të evitojë një tjetër rekord negativ sic është ai i vitit 1953 kur skuadra e The Reds humbi 5 ndeshje radhazi në futbollin anglez
Top Channel