Paul Scholes rrëfen të vërtetën e hidhur familjare pasi largohet edhe nga komentimi i futbollit: Më duhet t’i qëndrojë pranë djalit tim, vuan nga autizmi
Kuvendi do të mblidhet dy herë sot.
Në orën 10:00, do të shqyrtohet nisma e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe ku do të prezantohen dy raportet e PS dhe PD.
Një nga pikat e rendit të Ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.
Seanca për shkarkimin e Peleshit parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjatë ditës së sotme Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare.
Ndërkohë në vijim, në seancën e orës 11:30, në Kuvend do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.
Top Channel