Inter është një makinë e vërtet golash. Skuadra zikaltër deri tani ka shënuar 22 gola në Serie A, 6 më shumë se Napoli, e deri 12 gola më shumë se Roma që kryeson kampionatin së bashku me skuadrën e Antonio Contes, 8 më shumë se Milani e 10 gola më shumë se Juventus.

Forca e skuadrës së Cristian Chivu qëndron në aftësinë për të cuar te porta kundërshtare më shumë lojtarër se cdo skuadër tjetër; dhe në fakt janë 10 futbolliste të Interit që kanë gjetur rrugën e rrjetës në Serie A. Shënuesi më i mirë është Calhanoglu me 5 finalizime më pas vijnë Lautaro Martinez, Thuram dhe Bonny në kuotën e 3 golave, Dimarco me 2 e kështu me radhë, Bastoni, Dumfries, Barella, Pio Esposito dhe Sucic  me 1 gol secili. Theksojmë se i përshirë në numrin 22  të golave të Interit është edhe autogoli i mbrojtësit të Sassuolos, Muharemovic.

Janë këto të dhëna që vënë në dukje lojën sulmuese të Interit edhe pse prej një muaji zikaltrit janë detyruar të bëjnë pa Marcus Thuram për shkak dëmtimi. Është si të thuash, mungesa e francezit në mënyrë statistikore nuk është ndjerë. Por shifrat shpjegojnë shumë, por jo gjithçka. Nëse Bonny dhe Esposito kanë ditur t’i japin peshën sulmit zikaltër duke mbështetur kapitenin Lautaro Martinez, mungesa e francezit në fushë është ndjere realisht dhe jo vetëm në planin tekniko-taktik.

Rikthimi i Thuram që është parashikuar të jetë shpejt, i shërben sidomos Lautaro Martinez që të marrë pak frymë me argjentinasit që në këto 30 ditë ka qenë gjithnjë në fushë duke dhënë gjithë kohën kontributin e tij në kampionat e Champions, pa harruar këtu edhe ndeshjet me Argjentinën.

Ndërkaq, Thuram ka nisur të punojë në fushën e lojës dhe në ditët e kaluara është stërvitur pjesërisht me skuadrën. Nëse gjithçka do të shkojë sic parashikohet, sulmuesi mund të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të bëhet pjesë e saj për ndeshjen në transfertë  ndaj Veronës që do të luhet ditën e diel, më shumë për një lloj nxemjeje përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Kairat, sfidë ku është mundësia më e madhe për të parë Thuram në fushën e lojës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta