Liverpool, nga kriza e rezultateve te dëmtimi i Frimpong, situata katastrofike e ‘The Reds’
Në Angli kanë shpërthyer polemikat për Erling Haaland. Ylli norvegjez i Manchester City publikoi një video në kanalin e tij Youtube që arriti në 5 milionë shikime me titullin ‘Një ditë në jetën e një futbollisti profesionist’ ku ai fliste për rutinën e përditshme dhe për kënaqësinë e të gatuarit dhe të konsumimit të biftekëve të mëdhenj.
Në të njëjtën kohë, Haaland foli edhe për shijen e tij për qumështin e papasterizuar që nuk mund të blihet në dyqane apo supermarket edhe pse shitja e këtij lloj qumështi është legale.
‘Food Standards Agency’ (FSA) reagoi duke paralajmëruar se qumështi i papasterizuar mund të përmbajë baktere të dëmshëm që mund të shkaktojnë helmim ushqimi dhe nuk duhet konsumuar nga persona me sistem imunitar të dobët dhe personat mbi 65 vjec, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe personat me një sistem imunitar të kompromentuar.
Në videon e tij në Youtube, Haaland shfaqet teksa viziton një fermë në Cheshire për të marrë sasinë e tij të qumështit të papasterizuar. Norvegjezi e përkufizon atë si një superushqim që sipas tij i bën mirë stomakut, lëkurës, kockave dhe muskujve.
Burime pranë sulmuesit thanë për BBC Sport se ai konsumon një gotë cdo mëngjes dhe një pas stërvitjes. Për Haaland kjo e bën më të shëndetshëm, një sjellje e rëndësishme për një sportist që është në kulmin e karrierës së tij. Praktikisht, për të është më shumë një zgjedhje e jetës se një zgjedhje e ushqimit sportiv
Top Channel