Eva Golemi rikthehet në skenë/ Pas incidentit me rrëzimin gjatë interpretimit të “La Traviata”, sopranoja: Jam më e fortë

30/10/2025 12:30

Një muaj pas incidentit në skenën finale të operas “La Traviata”, që e detyroi të ndërpriste punën për t’u rikuperuar plotësisht, sopranoja Eva Golemi është rikthyer në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

E rëndësishme është që ndihem mirë, hera hera kur është moti i keq kam dhimbje sepse pësova një shembje të madhe. Por, rëndësi ka që kur bie të ngrihesh akoma më i fortë. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi brenda dhe jashtë vendit, të cilët më kanë dhënë një suport të madh”, u shpreh Eva Golemi, soprano e parë, TKOB.

Sopranoja e parë e Operas ka nisur provat për “Il Trovatore”, pjesë e triologjisë popullore verdiane, së bashku me “La Traviata” e “Rigoletto”, që do të shfaqet për publikun në fillim të dhjetorit.

Mw tej ajo shtoi “Është një nga ato rolet që nuk e kam luajtur shpesh, jo si Traviatta-n që e kam luajtur 76 herë apo ‘Tosca’, por mendoj se do të dalë shumë mirë dhe do të mirëpritet nga publiku”.

Këtë herë, Golemi do të interpretojë krah tenorit të madh Josif Gjipali, që rikthehet në skenën e TKOB.

Eva Golemi – soprano e parë, TKOB – Për mua është e veçantë, pasi është rikthimi i tenorit Josif Gjipali në skenën e TKOB-së, i cili do të luajë Manrikon dhe për këtë jam shumë e kënaqur dhe shumë e lumtur sepse me Josifin kam luajtur një dekadë më parë te ‘Traviatta’.

Në një intervistë mes nostalgjisë dhe emocioneve për qindra rolet që ka sjellë në skenë, Golemi tregon personazhin e preferuar, ku gjen veten më shumë se çdo operë tjetër.

Violeta është rol që kam luajtur më shumë, por Tosca është ajo që kam në zemër, është roli që më përfaqëson ashtu siç jam edhe në jetë”, tha më tej Golemi.

Pas 3 dekadave në teatrin që për të është bërë shtëpia e dytë, këngëtarja lirike shpreh dëshirën për t’i dhënë jetë disa kryeveprave të tjera botërore.

“Do doja Medean, do doja Don Carlon dhe Otellon. Janë personazhe që do të doja t’i luaja, shpresoj që të vihen në Teatrin e Operës dhe Baletit”, përfundon Eva Golemi, soprano e parë, TKOB.

Me karrierën që e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Akademinë e Arteve, Eva Golemi i ka dhënë frymë protagonisteve të operave më të njohura nga muzika e epokës barok te ajo bashkohore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta