Seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu u shoqërua me debate të forta mes palëve dhe përplasjesh verbale me familjarët e viktimave.
Gazetarja e Top Chanel, Anila Hoxha raporton se momente tensioni u regjistruan kur një prej familjarëve iu drejtua Mediut duke i thënë: “Lëre mandatin e deputetit dhe përballu me ligjin!”, ndërsa Mediu u përgjigj se e ka lënë mandatin një herë dhe ndodhet para gjykatës “për t’u gjykuar”.
Gjykata vendosi ndërprerjen e seancës për 10 minuta pas debatit të ashpër në sallë.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur debatin gjatë seancës.
Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu: Në seancën e kaluar ne ju informuam se ka mbërritur një praktikë nga SHBA në ministrinë e drejtësisë dhe në kërkuam që ju si gjykatë të kërkoni tërheqjen e saj nga ministria. Ne duam të dimë nëse ju kanë mbërritur këto akte apo jo. Pasi ne Ministria e drejtësisë na ka bërë me dije që i kanë dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësorë. Janë dëshmi të gjeneralëve të lartë amerikan, të cilat ne kërkojmë të jenë pjese e fashikullit të gjykimit.
Gjykata: Në këtë moment ne jemi në fazën e marrjes së provave nga prokuroria dhe më pas kur të vij radha juaj do të disponojë gjykata me vendim. Tani ju lutem të vazhdojmë me provat qe ka sjell prokuroria cili është qëndrimi i mbrojtës.
Avokati i Mediut: Ne kemi në përmbledhur një qëndrim të përmbledhur mbi provat. Mbetet e paqartë për ne pse janë thirrur për të dëshmuar viktimat e veprës penale dhe pse ata kanë marrë këtë status. Po ashtu ende nuk kemi një vendimmarrje nga ana juaj pse nuk ka dal gjykata me një vendim për parashkrimin e veprave penale. Kërkojmë revokimin tuaj të ndërmjetëm për dhënien e statusit të viktimës së veprave penale.
Mediu: nëse bazohemi në një proces të rregull gjyqësor, kërkojmë të merret një vendim nga ana juaj në lidhje me kërkesat që ne kemi bërë. Unë jam përpjekur të jem korrekt me ligjin, nuk mund të mohoj një fakt të thjeshtë se këtu ka dy palë prokurorësh. Unë kam të gjithë respektin që familjarët të jenë pjesëmarrës në sallë,
Familjarët Duradj- Fatmir Mediut: Lër mandatin e deputeti dhe hajde përballu me ligjin. E ke me vendim nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.
Mediu: E kam lënë mandatin njëherë dhe jam këtu për të bërë gjykim. Nuk mund të mos shpreheni ju si gjykatë në lidhje me kërkesat që ne kemi bërë.
Gjykata ndërpret seancën për 10 minuta.
Top Channel