 
																		Aleksandar Vuçiç mohoi çdo përfshirje në episode e dhunës e dhunës që kanë përfshirë Malin e Zi me në shënjestër emigrantët turq atje.
Për presidentin serb, akuzat e nga Podgorica se Mali i Zi po hakmerret ndaj Turqisë për shkak se Ankaraja e furnizoi Kosovën me dronë, nuk qëndrojnë.
“Kurrë s’më ka shkuar në mendje një gjë e tillë”, ishte komenti i Vuçiç. “Ata duhet të bëjnë një agjendë të re, sepse nuk dinë çfarë të ofrojnë përveç urrejtjes ndaj çdo gjeje serbe”, shtoi kreu i shtetit serb.
Incidentet në Mal të Zi filluan më 26 tetor, pas një përleshjeje në të cilën u plagos një banor i Podgoricës, dhe për të cilën dyshohen dy shtetas të huaj. Përleshja nxiti protesta në rrugët e Podgoricës me mesazhin se “turqit duhet të dëbohen nga Mali i Zi”.
Çfarë pasoi pastaj ishin edhe sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre. Si pasojë – Qeveria malazeze, e cila në përbërje ka edhe parti të afërta me Vuçiçin – reagoi duke vendosur regjim vizash për shtetasit turq.
Duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për të hequr regjimin pa viza për qytetarët turq, Lidhja Evropiane në opozitë vlerësoi se ky ishte “akt ksenofobik” dhe i rrezikshëm nga ana e Qeverisë, dhe se e gjithë kjo po “ndodhte me urdhër të shefit që i shërben në Beograd”.
Një pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryesisht partitë e Frontit Demokratik, kanë lidhje të ngushta me Beogradin dhe serb Vuçiç.
Top Channel